Nga raporti 24 orësh-Policia e Kosovës:
HETIM MBI VDEKJEN
Lagjja Emshir, Prishtinë 02.06.2022. Raportohet se është gjetur në një veturë një person mashkull kosovar i gjakosur dhe pa shenja jete, dyshohet që i njëjti ka bërë vetëvrasje. Afër trupit të pa jetë është gjetur një armë zjarri me 12 fishekë, 1 gëzhoje te kalibrit 9 mm. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet për obduksion. Rasti nën hetime.
P.S. Fjala është për rastin e vetëvrasjes së dyshuar të Nazmi Grabovcit, nipit të ish deputetit të Parlamentit të Kosovës, Adem Grabovci