Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka publikuar një postim të shkurtër në rrjete sociale.

Ai ka bërë publike një fotografi nga takimi i zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, me sekretarin amerikan të Shtetit amerikan, Anthony Blinken.

“Kjo është arritje, ky është takim”, ka shkruar Hoti, në kohën kur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kritikohet për mosarritjen e një takimi të lartë me zyrtarë amerikan gjatë qëndrimit të tij njëzetditor në SHBA.

“Përgëzime Ministrit të Jashtëm te Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmanit, për negocimin e partneritetit strategjik me ShBA”, ka shkruar Hoti tutje, duke hedhur romuze kah ish shefi i tij në Qeverinë e Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *