Në momentin më të keq të mundshëm, makina e Tawny Nelson u prish. Ajo shkoi në dyqan ushqimor me katër vajzat e saj, 9, 5 dhe dy vjeç, dhe foshnjën më të vogël prej gjashtë javësh.

Ajo nuk vozit shpesh me një makinë që “shfryhet”, por i është dashur të bëjë një blerje atë ditë, ndaj ka shkuar në dyqan.

Kur bëri blerjen e saj, ajo doli nga dyqani, “futi” fëmijët dhe sendet ushqimore në automjet dhe ktheu çelësin. Por asgjë nuk ndodhi. Makina nuk donte të ndizte. Më pas ajo kuptoi se njëra nga vajzat e saj kishte lënë dritat ndezur të cilat kishin shkaktuar shkarkimin e baterisë.

Nëna e dëshpëruar ndaloi rreth njëzet njerëz për ta ndihmuar, por askush nuk donte ta bënte atë.

“As që më thanë se nuk do të ndihmonin, thjesht më injoruan sikur të mos ekzistoja. Fëmija ime pesë vjeçare po qante, i porsalinduri po bërtiste dhe dy vjeçarja bërtiste se ishte e uritur, ndërsa vajza e madhe po përpiqej të ndihmonte. U ndjeva si nëna më e keqe në botë dhe më pas dikush trokiti në dritare” – tha Tawny Nelson, historia e së cilës u postua në Facebook nga gazetari Frank Somerville.

Një 74-vjeçar me paterica në duar trokiti në dritaren e saj dhe i dha një pjatë pule, biskota dhe një shishe ujë.

“Ushqeni fëmijët dhe veten, zonjë e re. Unë kam një makinë tërheqëse dhe gruaja ime është duke ardhur këtu” – i tha burri 74-vjeçar. Ashtu siç kishte premtuar, gruaja e tij mbërriti shpejt në parkingun e dyqanit dhe ata morën nënën dhe fëmijët e saj dhe i dërguan në shtëpi.

Të nesërmen, 74-vjeçari erdhi tek Tawny me një mekanik, dhe mekaniku i zëvendësoi baterinë dhe riparoi alternatorin dhe mekanizmin e hapjes së dritares, të cilat më parë kishin pasur defekt.

“Më pas burri u largua dhe kur e pyeta mekanikun se sa i detyrohesha, ai tha se plaku kishte paguar gjithçka dhe se unë isha e detyruar vetëm të vazhdoja të jem një nënë e bukur”, tha Tawny.

“Nuk kam qarë kaq shumë në jetën time. Ky njeri na ndihmoi edhe pse nuk na njihte dhe as nuk e dinte gjendjen tonë. Nuk do të mund ta falënderoj kurrë sepse nuk e di se kush është, por shpresoj që një ditë të jem në gjendje të ndihmoj dikë siç na ndihmoi ai neve” – tha kjo nënë e re.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *