Naim Bajri është vrarë mëngjesin e sotëm në Shkodër. 68-vjeçari mbeti i vrarë në vendin e quajtur “Merkata e Rusit”, në lagjen “Partizani” teksa ishte duke pirë kafen e mengjesit nën shoqërinë e një personi tjetër, i cili mbeti po ashtu i plagosur.
I plagosuri në këtë atentat ka mbetur Astrit Zeneli, i punësuari i Naim Bajrit.
Bëhet me dije se një automjet tip “Benz” është afruar pranë trotuarit prej nga është qëlluar në drejtim të 68-vjeçarit me breshëri automatiku dhe janë larguar me shpejtësi në drejtim të By Passit ku edhe e kanë djegur veturën.
Nga sa mësohet viktima ka marrë 7 plumba në trup, ndërsa i plagosuri një në krah. Ky i fundit ndodhet në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.