Një taksist në Gjilan, ka pranuar nga një klient një kartëmonedhë prej 100 euro që dyshohet të jetë e falsifikuar.

Sinjali mëson nga burimet brenda Prokurorisë se rasti është raportuar dje në Polici,  ku punëtori ka deklaruar se 100-shen që dyshohet të jetë fals e kishte pranuar nga një person, të cilin e kishte dërguar në disa lokacione në qytetit.

Derisa i i dyshuari ia ka dhënë taksistit paratë fals, ai ia ka kthyer atij kusurin me para origjinal.

Lidhur me këtë rast, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që të nisin hetimet për “falsifikim të parasë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *