Nga raporti 24 orësh-Policia e Kosovës:
SULM/LËNDIM I LEHTË TRUPOR
Rr. William Walker, Prizren 02.06.2022 – 12:00. Derisa ka qenë duke u mbajtur një seancë gjyqësore në Gjykatën Themelore në Prizren palët pjesëmarrëse në seancë fillimisht janë fjalosur mes vete me pas janë përleshur fizikisht. Raportohet për lëndime të lehta trupore të cilat i kanë pësuar palët. Me vendim të prokurorit 5 personat e përfshirë në rast dërgohen në mbajtje për 48 ore, ndërsa personi i 6-shtë për të cilin ka qene duke u mbajtur seanca gjyqësore është dërguar në paraburgim. Rasti nën hetime.