Një rast i rëndë i ndodhi familjes Vezaj në Prizren, pasditen e djeshme, pasi vdiq familjari i tyre, Rexhepi, veteran i UÇK-së, si pasojë e goditjes nga rrufeja. Viktima u dërgua në spital, por fatkeqësisht nuk mbijetoi. 55-vjeçari ishte duke mbledhur sanë me traktor, në momentin që rrufeja e goditi.

Viktima u dërgua në spital për trajtim mjekësor, por përkundër intervenimit të mjekëve, nuk arriti të mbijetojë. 

Ky rast me urdhër të Prokurorit të Shtetit u iniciua si “vdekje e dyshimtë”.

Trupi i pajetë i 55-vjeçarit që vdiq tashmë është dërguar në IML për obduksion.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *