Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov do të zhvillojë një vizitë dyditore në Serbi më 6 dhe 7 qershor.

Lavrov në Beograd do të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, si dhe me zyrtarë të tjerë të lartë shtetëror.

“Lavrov do të vizitojë Serbinë më 6 dhe 7 qershor. Ai planifikon të takohet me presidentin, ministrin e jashtëm, presidentin e Asamblesë Kombëtare dhe patriarkun serb”, tha Zaharova në konferencë.

Ajo shtoi se tema e bisedimeve me zyrtarët serbë janë bashkëpunimi politik dhe ekonomik ndërmjet Rusisë dhe Serbisë, si dhe çështje të tjera aktuale të politikës ndërkombëtare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *