Nga raporti 24 orësh-Policia e Kosovës:
VJEDHJE
Fsh. Bresje, Fushë Kosovë, 03.06.2022 – 04:17. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit (në gjendje të dehur) kanë vjedhur nga vetura e viktimave meshkuj kosovar para të gatshme 1000 €. Policia në veturën e të dyshuarve ka gjetur para të gatshme 6050€ dhe gjatë kontrollit fizik janë gjetur edhe 1024€. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pasi që janë këndellur dhe intervistuar të njëjtit janë liruar në procedurë të rregullt.