Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në Tiranë, ku një 65 vjeçar ka ndërruar jetë.

Mësohet se 65-vjeçari ka qenë duke punuar në lartësi, në rrugën “Josif Pashko” nga ku është rrëzuar duke vdekur në vend. Policia bën me dije se Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave.

Njoftimi i policisë:

Më datë 04.06.2022, në rrugën “Josif Pashko”, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia ku ishte duke punuar shtetasi P. P., 65 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *