Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditë më parë në Itali, ku Monica Santi, një dado 32-vjeçare ka hedhur nga dritarja fëmijën të cilin e kishte në përkujdesje.

Ajo u arrestua të martën në Soliera, Modena, ku gjatë seancës dëgjimore të vlefshmërisë ka pranuar veprën e kryer, duke thënë se ishte ajo që hodhi fëmijën.

Sipas asaj që kanë raportuar mediat italine, dyshohet se e reja vuan nga një sëmundje psikike. Ansa shkruan se do të urdhërohet kryerja e një raporti psikiatrik.

Ajo ndodhet në burg në Modena e akuzuar për tentativë vrasjeje.

Nga ana tjetër, fëmija ndodhet i shtruar në spitalin Maggiore të Bolonjës me një prognozë të rezervuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *