Ramë Bashota
E RËNDË RRUGA PËR ÇABIQ
( HERO – MUJË KRASNIQI)
E rendë të eci rrugës pēr Çabiq
A kthehem në portë të trokas ?
Ato kthesa e shtëpi me qërpiç
O Mujë – unë jam po të thërras
S’e kaloj leht as nga shtëpia
Të eci andej nga fillon mali
Na ndau lufta e na ndau liria
S’ kaloj se atje më vret malli
Nuk kaloj leht as nga sheshi
Me duket sikur ti ënde pret
Kur te shoh si të buzëqeshi
Dhe nga bronzi prap nuk zbret
Ulem tek ti në bronz tē kēmbët
Ti mban ënde e ke shpirt njeriu
Mua ēnde me kērcasin dhēmbët
E ti shikimin e mban nga veriu
04.06.2022 RB
May be an image of 1 person and beard

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *