Shakira dhe Gerard Pique janë ndarë, ka konfirmuar këngëtarja kolumbiane dhe ylli i Barcelonës.

Lidhja e tyre filloi në vitin 2010, kanë së bashku dy djem, Milanin dhe Sashën.

Një deklaratë e shkurtër, e lëshuar nga agjencia e komunikimit të këngëtares, konfirmoi: “Me keqardhje konfirmojmë se po ndahemi. Për mirëqenien e fëmijëve tanë, të cilët janë prioriteti ynë më i lartë, kërkojmë që të respektoni privatësinë e tyre. Faleminderit për mirëkuptimin.”

Kjo vjen pasi mbrojtësi i Barcelonës, i cili fitoi Kupën e Botës me Spanjën në vitin 2010, dyshohet se u kap në shtrat me një grua tjetër.

Është raportuar se çifti ka disa javë që jetojnë veçmas pasi Pique u dëbua nga shtëpia e tyre familjare. Sipas gazetës spanjolle El Periodico, ai ka qëndruar në një strehë beqarie dhe ka jetuar një “mënyrë jetese feste” që nga ndarja.

Raporte të mëtejshme thonë se reprezentuesi spanjoll ka frekuentuar klubet e natës me shokun e skuadrës Riqui Puig dhe grupin e tij të miqve, shpesh duke mos u kthyer në shtëpi deri në dy ose tre të mëngjesit.

Pretendimet se gruaja me të cilën ai dyshohet se kishte tradhtuar ishte nëna e shokut të skuadrës së Barcelonës, Gavi, janë të rreme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *