Familja e të ndjerit Jetmir Krasniqi nga Dejni, kanë njoftuar se sot në ora 18:00, trupi i tij do të përcjellet për varrezat e fshatit Dejnë, në vendlindjen e tij
Jetmiri (29.10.1994 – 03.06.2022) humbi jetën në vendin e tij të punës, në një seperacion mes fshatrave Qifllak dhe Kramovik, në rrethana tragjike.
I riu, pas ka lënë tre fëmijë të mitur (dy djem e një vajzë) dhe gruan e re.
“Përgjegjës për vdekjen e të riut është edhe vetë shteti nga mungesa e kontrollës dhe ndëshkimeve të operatorëve ekonomik për tolerancën nga mungesa e kushteve adekuate për sigurinë në punë.”, thuhet në faqen e fshatit Dejn në Facebook.