Presidenti i Ukrainës, Vladimir Zelensky, u bëri thirrje kryebashkiakëve të Shteteve të Bashkuara të ndërpresin lidhjet me qytetet binjake ruse, raportoi New York Times.
Gazeta iu referua video-adresimit të presidentit ukrainas drejtuar kryebashkiakëve të SHBA-së.
“Çfarë ju japin ato lidhje? Ndoshta asgjë. Megjithatë, ato lejojnë Rusinë të thotë se nuk është e izoluar,” tha Zelenski.
Sipas New York Times, zyrtarët në Portland, Oregon, qyteti binjak i Arkhangelsk, kanë përmendur një program ndërkombëtar të qyteteve të binjakëzuara që deklaron se pezullimi ose ndërprerja e marrëdhënieve me qytetin binjak rus nuk duhet të jetë një përgjigje ndaj luftës në Ukrainë.

Zyrtarët nga qytetet e tjera amerikane, të cilëve iu drejtua Zelenski, nuk e komentuan deklaratën e tij.

Thuhet se autoritetet e qytetit San Jose në Kaliforni kanë njoftuar më herët se synojnë të mbajnë marrëdhënie të mira me qytetin binjak – Yekaterinburg. Uebsajtet zyrtare të qyteteve San Diego në Kaliforni dhe Jacksonville në Florida përmbajnë ende informacione se qytetet e tyre ruse janë binjakëzuar – Vladivostok dhe Murmansk.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *