Një ngjarje e rëndë është shënuar në Spezia të Italisë, pasi trupi i pajetë i një gruaje gjysmë të zhveshur është gjetur mbrëmjen e djeshme pranë përroit Parmigliola.
Policia po dyshon se kemi të bëjmë me një vrasje, pasi gruaja u gjet e mbuluar në gjak. Dyshohet se pasi është vrarë është hedhur në përrua.
Rai Neës shkruan se gruaja është e moshës 30 deri në 40 vjeç dhe dyshohet se është me origjinë shqiptare.
Hetuesit nuk përjashtojnë pistën që gruaja të jetë plagosur për vdekje në një vend tjetër dhe është hedhur aty, pavarësisht sasisë së madhe të gjakut, në fakt për momentin nuk është gjetur asnjë predhë pistolete apo pushke