Autoritetet federale thonë se një burrë është arrestuar në Charlotte, Karolina e Veriut, pasi u ndalua në aeroportin e qytetit me më shumë se 10 kilogramë kokainë të fshehura në jastëkët e sediljeve të një karrige me rrota me motor.
Oficerët e Doganave dhe Mbrojtjes Kufitare të SHBA-së takuan udhëtarin teksa ai po mbërrinte në Aeroportin Ndërkombëtar Charlotte Douglas nga Republika Domenikane këtë javë, sipas një njoftimi për shtyp të së premtes.
“Përgjigjet e tij nuk përputheshin. Dëmtimi i tij fizik i supozuar nuk përputhej. Kjo ishte një shenjë treguese se kishte diçka të dyshimtë,” tha për WSOC-TV, Mike Prado, një zëvendës agjent special i Hetimeve të Sigurisë Kombëtare.
Sipas njoftimit, katër pakot që përmbanin kokainë u zbuluan brenda jastëkëve të sediljeve dhe kishin një vlerë të përllogaritur në rrugë prej 378,000 dollarësh.
22-vjeçari u akuzua për trafik kokaine. Zyrtarët thonë se ai ishte një banor i përhershëm në SHBA.