Marketi&Depo “Rilona” në Rogovë të Gjakovës më 2 qershor është plaqkitur për të katërtën herë, në ora: 02:20 të pas mesnatës kur persona të panjohur kanë thyer pjesën e prapme të depos, ku nga kjo vjedhje janë bërë dëme materiale të konsiderueshme.
Pronari i depos në fjalë kishte apeluar tek këta persona që të kontaktojnë në afat prej 24 orësh dhe ti kthejnë gjërat.
“Nëse nuk lajmërohen këta persona dhe nuk kthehet materiali i vjedhur pronari në fjalë nëpërmjet faqes sonë do t’i publikoj të gjitha video inçizimet e vjedhjes deri në detajet më të vogla. Detyrimisht obligohemi!”, kishte parlajmëruar pronari. I njëjti, jo pas 24 orësh por pas gati dy ditësh i ka publikuar ato pamje që ju mund t’i shikoni në këtë lajm.
Pronari i marketit, Lulzim Hoti bashkë me publikimet ka dhënë edhe këtë porosi për publikun, në veçanti për bashkëvendësit rogovas:
“Pershendetje,
02.06.2022 rreth ores 2:20 pas masnates ne lokalin tone ndodhi kjo hajni.
Lus te mobilizohemi si katund dhe mos tju leme hapsire dhe liri te plote hajnave te na demtojne pronat tona. Ata te cilet mund ta indetifikojne apo pakten te kene dyshime ne personat ne video si ne gjeste ashtu edhe ne veshje mund te me
shkruani dhe privat.
Arsyeja pse vendosa ti beje publike eshte ti njofim
hajnat, ti zbulojme dhe te ruhemi prej tyre.
Faleminderit!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *