Një aksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën “UÇK”, në Ferizaj, ku janë përfshirë dy vetura.

Lajmin ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli. Ai njoftoi se nga ky aksident janë lënduar dy persona.

Veseli tha se personat e lënduar janë dërguar në Emergjencën e Ferizajt për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor.

“Sot rreth orës 16:10 , në rrugën e UÇK-së afër Komandës së Doktrinës dhe Stervitjes së FSK- se në Ferizaj ka ndodhur një aksindet komunikacioni, ku janë përfshirë dya automjet. Veç dëmeve të shkaktuara materiale janë lënduar 2 persona të cilët po trajtohen në Emergjencën e Ferizajt. Njësia e Komunikacionit është në vendin e ngjarjes dhe po e heton rastin”, tha Veseli.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *