Pas shiut të rrëmbyeshëm dhe erërave të forta nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj u ka apeluar qytetarëve që të kenë kujdes sidomos në pjesët e qytetit që kanë drunj përreth.
“Ju lutemi, për shkak të shiut të rrëmbyeshëm dhe erërave të forta, të keni KUJDES, sidomos në pjesët e qytetit që kane drunj përreth!
Ekipet tona të shpëtimit janë në terren dhe po merren me rastet e aksidenteve!”, ka shkruar Zogaj.