Një person ka humbur jetën dhe një tjetër është lënduar rëndë si pasojë e rrëzimit të një druni në Pejton të Prishtinës.
Dëshmitarët që kanë parë nga afër këtë ngjarje tragjike kanë treguar për Indeksonline se gjithçka ka ndodhur brenda tre sekondave.
Sipas tyre, druni i rrëzuar njërin nga ta e ka goditur në kokë dhe për pasojë ka mbetur i vdekur në vend.
Ndërsa, personi tjetër i lënduar është dërguar për emergjence.
Prishtina, por edhe qytete tjera të Kosovës po përballen me stuhi të fuqishme./Indeksonline/