Kolona të mëdha janë krijuar në Prishtinë.

Këtyre kolonave në masë të madhe i kanë kontribuuar erërat e fuqishme që e kanë goditur kryeqytetin.

Madje, në lagjen Pejton, një lis është rrëzuar dhe për pasojë një 30-vjeçar ka mbetur i lënduar, ndërsa një vajzë është dërguar në QKUK pas lëndimeve që i janë shkaktuar.

Komuna e Prishtinës, në anën tjetër, ka bërë thirrje për kujdes të shtuar, në veçanti në afërsi të drunjve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *