Sot ka vdekurë një person i moshës 30-vjeçar pas goditjes që mori nga lisi i rrëzuar si shkak i erës së fortë në lagjen Pejton në Prishtinë.
Mësohet së i riu i cili vdiq është Erdin Haxhiu nga qyteti i Podujevës.
I njëjti ka vdekur në vend nga goditja e rëndë që mori.
Në anën tjetër një vajzë po trajtohet në QKUK pas lëndimeve të marra nga lisi i rrëzuar.
Mjeku kujdestar në Emergjencë, Ejup Govori ka bërë të ditur për Sinjalin se 36-vjeçarja ka lëndime serioze në të gjitha pjesët e trupit, por është jashtë rrezikut për jetë.