Teksa nuk ka as një javë që është inaguruar kafshët e kopshtit Zoologjik në Tiranë duket se po përballen me vandalizmat e para.

Siç duket edhe nga kjo video e siguruar nga Top Channel që po qarkullon në media, një qytetar mbi të 30-at po qëllon me gurë, pa asnjë shkak, nga rruga tigrin dhe luanin. Kjo sjellje kërcënuese ndaj kafshëve bëhet në sy të fëmijëve që kanë ardhur të vizitojnë kopshtin.

Numri i lartë që në ditët e para të vizitorëve tregoi qartazi se qytetarët e Tiranës e përqafojnë të bukurën dhe i thonë “Jo” vandalizimit të pronës publike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *