Shakira dhe Gerard Pique konfirmuan së fundmi ndarjen. Mirëpo pas ndarjes, ata janë parë së bashku sërish.

Këtë fundjavë ata kanë qenë në Çeki. Shakira dhe Pique kanë shoqëruar djalin e tyre Milan në turneun e bejsbollit.

Kështu ka theksuar programi ‘Socialité’ sot.

Së fundmi, Shakira është parë e qeshur me fansat e saj. Nga ana tjetër, Pique duket jo në humor të mirë. Ai ka refuzuar një kërkesë për intervistë duke thënë: “Mos u zemëroni, nuk dua të komentoj, vërtetë”.

Djali i tyre luan në skuadrën e Katalonjës, ne jemi të kënaqur që Shakira dhe Pique zgjodhën Hluboka për qëndrimin e tyre, ne donim që ata të dy të kishin paqe këtu, të mund të pushonin, të mos kishin gazetarë”-ka thënë David Šťastný, pronari i hotelit.

Shakira dhe Pique konfirmuan më herët ndarjen, ku ditë më parë u hodhën dyshime për tradhti nga ana e Pique.

“Me keqardhje konfirmojmë se po ndahemi. Për mirëqenien e fëmijëve tanë, të cilët janë prioriteti ynë kryesor, ju kërkojmë të respektoni privatësinë e tyre. Faleminderit për mirëkuptimin”, njoftuan ata në një deklaratë të përbashkët.

Raportohet se Shakira do të kthehet në Spanjë me fëmijët ndërsa Pique do të niset drejt Maldive me miqtë e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *