Një person ka mbetur i vdekur sot si pasojë e rrëzimit të lisit në rrugën “Vaso Pasha”, në Prishtinë. Viktima është rreth 30-vjeçar, ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
Ndërkohë Telegrafi ka siguruar pamjet kur lisi rrëzohet në tokë si pasojë e erërave të forta, duke zënë një veturë.
Në një prononcim për Telegrafin mjeku kujdestar në QKUK, Ejup Govori tha se 30 vjeçarja ka lëndime serioze në ekstremitet e poshtme.
“Gjendja e saj është stabile, pra është jashtë rrezikut për jetë, por ka lëndime serioze në ekstremitet e poshtme. Ende nuk kemi raport të detajuar por dyshohet për frakturë”, tha ai.
Govori shtoi se e lënduara ka edhe dhimbje të shpinës dhe dyshohet se mund të ketë lëndime të unazës.