Ai deklaroi se i është krijuar përshtypje se Murati “nuk ka ndjenja për kombin as për vlerat”.
Sipas Humollit, ministri nuk ka të drejtë t’i detyrojë veteranët të pastrojnë listat e tyre.
“Ministri i Financave duhet me mendu shumë më kthjellët. Nuk ka të drejtë me i detyru veteranët me i pastru listat sepse i ka bërë Qeveria”, tha Humolli.
“Por ky ministër po kam përshtypje sikur është teknicist i ftoftë që nuk ka ndjenja as për kombin as për vlerat”, u shpreh Humolli.
“Unë nuk kam hy në Kuvend për Vetëvendosjen, por për misionin e saj, me kthy besimin në vend tonin. Nëse punohet kundër perspektivës, vazhdon me i ataku gjitha kategoritë siç është duke i atakuar sidomos ministri aktual që me të gjitha Sindikatat hyn në konflikt edhe në Kuvend pa nevojë, atëherë ose duhet ky ministër me shku në shtëpi ose unë nuk mundem me qëndru gjatë në Grupin Parlamentar të Vetëvendosjes. Nëse këta devijojnë prej rrugës, nuk mundem me shku në rrugë të gabuar”, shton ai.