Në ngjarjen e djeshme tragjike në lagjën Pejton-Prishtinë, ku një 32-vjeçar humbi jetën pas rrëzimit të një lisi, një grua mori lëndime të rënda. Ajo sot me gjithë gjendjen e rëndë u lirua nga QKUK.

Burime nga QKUK thonë se e lënduara është larguar nga aty me vetë dëshirë, edhe pse gjendja e saj mbetet ende e rrezikuar, ku sipas mjekëve ajo mund të mbetet e paralizuar.

“Ka lëndime serioze, ka marrur lëndime në palcën kurrizore, ka të thyera unazat e shpinës, qafës, eshtra. Gjendja stabile, por pasojat mund të ndjehen më vonë sepse ka rrezik që të mbetet e paralizuar”, ka thënë mjeku Sami Bajçinca.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *