Paanësisht e për së drejti si gjithënjë
Nga: Habib ZOGAJ
KUJDES VETERANËT!
Orteku i të këqijave rritet e rritet dhe shkon e bie mbi çlirimtarët, mbi liridashësit, mbi liribërësit, mbi familjarët e dëshmorëve dhe heronjëve, mbi LIRINË, mbi SHTETIN që s’po arrinë të mëkëmbet asesi !
Don punë kjo zgjidhje (jo fjalë e tendenca)!
Populli ka zgjedhur ata që duhet t’i zgjidhin këto nyje. A ia ka qëllu a jo është çështje tjetër, por edhe nëse nuk janë më meritorët me punë, drejtësi e llogari të pastërta kanë rast t’a dëshmojnë veten !
Çështja e veteranëve don zgjidhje të shpejt, në bazë të ligjeve por edhe në bazë të shembujve të popujve tjerë. Mjafton vullneti dhe angazhimi i sinqert!
KUJDES VETRANËT!
-Nuk bën me luajt me veteranët !
-Kanë të drejtë !
-Janë plakë !
-Janë shëndetlig !
-Janë pakuar (po ikin çdo ditë)!
-Janë vlerë !
-Janë ajka e kombit !
ÇDO MEDALION KA DY ANËT E SAJ
Nëse vërtetë “është përzi shapi dhe sheqeri”, shteti duhet të ketë mekanizëm filtrues kokërr për kokërr! Shpreha këtë dilemë sepse po citoj një arsimtar-veteran: “kur shkova në mal e lash në klasën e pestë,-sot unë veteran, ai veteran”!?
E po, nuk është vështirë të selektohet-natyrshëm! Bile edhe të gjobitet!
Dorën në zemër veteranët e vërtet u goditën herën e parë nëse veteranë-vlerë, u barazuan me “macën e kucën”! Kur kafshata e tyre e merituar u nda po “me macën e kucën”…
Sot, ndoshta ai “shkas”, shkakton goditjen e dytë të mos barazimit me pagën minimale!
ÇKA TË THEM?
Ne jemi ata:
-që na u kanë mbush arat me therra,
-që hamë qull të armikut,
-që më shumē kemi kafiteri se punëtori,
-që kemi këtë rezultat që kemi në mësim (kujto PISTA),
-që vleratë (çmohen) shikohen në prizmin partiak,
-që veteranët i përziejmë me “macën e kucën”,
-që gati asgjë e jona nuk është e sistemuar siç duhet etj.
KA PUNË PËR T’U BËRË
Tash kah duhet të fillohet nuk e di por që duhet punuar shumë e të pastrohet shumëçka,-po! Nuk e di a duhet të filloi populli apo udhëheqja por ka punë për t’u bërë !
Për dreq, m’u kujtua ajo thënia popullore: “peshku qelbet në kokë por fillon e pastrohet nga bishti”!
Thjeshtë, veteranët janë të (lënë anash), vetmuar pa ata shokët që po mbahen padrejtësishtë !