Ministri i mjedisit dhe burimeve natyrore i Republikës Domenikane është qëlluar me armë zjarri ku ka mbetur i vdekur në zyrën e tij nga një mik i ngushtë.

Orlando Jorge Mera, 55 vjeç, ishte duke mbajtur një takim në momentin e sulmit derisa janë dëgjuar gjashtë të shtëna nga zyra e tij.

Një zëdhënës presidencial e identifikoi sulmuesin si Miguel Cruz, duke e përshkruar atë si një shok fëmijërie të ministrit.

Ai tani ndodhet në paraburgim dhe Policia bën të ditur se motivi i të shtënave mbetet i paqartë.

Në një deklaratë, familja e Jorge Mera tha se ai ishte qëlluar disa herë nga një burrë me të cilin ishte shok që nga fëmijëria.

“Familja jonë e fal personin që e bëri këtë. Një nga trashëgimitë më të mëdha të Orlandos ishte të mos mbante mëri,” shtuan ata.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *