Një 35-vjeçare u gjet e pajetë në Carrara të Italisë rreth orës 2 të mëngjesit të së dielës. Trupi u gjet nga kalimtarë  të cilët i thanë policisë se ishte gjysmë i zhveshur.

Ndërsa dyshohet se gruaja ishte një prostitutë. Sipas medieve italiane, viktima është identifikuar si Nevila Pjetri. Të njëjtat burime thanë se ajo fillimisht është rrahur dhe më pas është vrarë me një të shtënë me pistoletë të kalibrit të vogël.

Sipas hetuesve, gruaja është parë për herë të fundit në orët e vona të mbrëmjes duke hipur në një makinë të bardhë të drejtuar nga një burrë.

Vrasja dyshohet se ka ndodhur diku tjetër dhe më pas trupi i 35-vjeçares është hedhur në vendin ku u gjet.

Vëllai i të ndjerës, Ilir Pjetri, ka dhënë sot një intervistë ekskluzive për emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel, ku hodhi poshtë fjalët se e motra ishte prostitutë.

“Lajmin e morëm vesh nga mediat italiane. Më datën 4 kam folur, më tha mos vij këto ditë. Merrte shpesh në telefon, kemi pasur marrëdhënie të mira.

Kishte 15-16 vite në Itali. Nuk është e martuar, bashkëjetonte. Nuk kam folur me bashkëjetuesin.

Nevila thoshte se ishte mirë me të. Kanë ardhur në Shqipëri bashkë dhe ikën”, tha ai.

Ndërsa i pyetur se për çfarë dyshojnë se e kanë vrarë 35-vjeçaren, Pjetri tha: “Mos ka qenë ndonjë grabitje, dyshim tjetër nuk kemi pasur. Ne si familje nuk kemi pasur konflikte”.

Ndërsa lidhur me lajmet që kanë dalë se ushtronte profesionin e prostitutës, ai i hodhi poshtë duke thënë:

“Nuk është e vërtetë se Nevila ka punuar si prostitutë, punonte në lokal, pastrim e kështu. Me sezone, nuk kishte shumë punë”.

Në fund, Iliri Pjetri kërkoi që të sillej në Shqipëri trupi i pajetë i së motrës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *