Dalin detaje nga përplasja e automjetit me turmën e njerëzve në Berlin. Mësohet se automjeti ishte një Renault Clio e vogël e cilafillimisht u përplas me njerëzit në cepin e Rankestrasse përpara se të përplasej me një vitrinë 200 metra larg në Charlottenburg, Berlin, Gjermani.
Policia e Berlinit tha se rreth 130 reagues të urgjencës duke përfshirë një njësi të ambulancës ajrore po kujdesen për të plagosurit në vendngjarje dhe se ata kanë siguruar një “makinë të vogël”.
Ata shtuan: “Ka disa të plagosur, disa në gjendje të rëndë, dhe sipas statusit aktual, një person i vdekur”.
Ende nuk dihet asgjë për drejtuesin e mjetit, por policia ka konfirmuar se ai është në paraburgim.
Policia fillimisht tha se kishte 30 të plagosur – ata tani thonë se ka dhjetëra të lënduar.
Pesë janë me lëndime në rrezik për jetën, konfirmon shërbimi zjarrfikës.
Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë karrige dhe tavolina të shpërndara jashtë një dyqani dhe një Renault të vogël me targa të Berlinit të parkuar në një vitrinë.
Të tjerë tregojnë se shërbimet e urgjencës punojnë furishëm me të plagosurit në rrugë.
Raportet e pakonfirmuara pretendojnë se viktima fatale ishte një mësuese që ndodhej në zonë si pjesë e një shëtitjeje grupore.

