Luftëtari afrikano-jugor Simiso Buthelezi garoi në një luftë për titullin afrikan në peshën e lehtë të shtunën mbrëma, dhe pak sekonda para përfundimit të duelit ai filloi të godiste me grusht në qoshe ndonëse kundërshtari nuk ishte aty.
Boksieri afrikano-jugor Simiso Buthelezi ka ndërruar jetë pas këtij incidenti ku “godiste” një kundërshtar të padukshëm gjatë fundjavës.
Luftëtari u dërgua me urgjencë në spital pasi arbitri anuloi luftën e tij me Siphesihle Mntungwa në Greyville të shtunën, ku mjekët u kishin thënë mediave se do të duhej një mrekulli që ai të mbijetonte.
Ai kishte pësuar gjakderdhje në tru dhe kishte vështirësi për të kryer një operacion nga mjekët në spitalin King Edward në Durban.
Federata e Boksit të Afrikës së Jugut ka lëshuar një deklaratë për ndarjen nga jeta të Buthelezit, e cila është nënshkruar nga familja e boksierit. Aty thuhet:
“Me pikëllim të madh për boksin e Afrikës së Jugut dhe familjen Buthelezi njoftojnë ndarjen nga jeta të zotit Simiso Buthelezi i cili ndërroi jetë mbrëmë 7 qershor 2022 në spitalin e Durbanit. Më 5 qershor 2022, z. Buthelezi mori pjesë në një turne boksi të organizuar nga Starline Boxing Promotions në Greyville, Durban. Në fund të meçit të tij, z. Buthelezi u rrëzua dhe u dërgua në spital dhe atje u zbulua se ai pësoi një lëndim truri që rezultoi në gjakderdhje të brendshme.”
Mjekët ishin konfuz nga ngjarja pasi ishte Buthelezi ai që po jepte goditjet më të rënda gjatë gjithë duelit. Ai ishte disa sekonda larg nga fitimi i meçit, por mjekët kanë frikë se ai mund të ketë hyrë në luftë me një lëndim.