Suzanne Drinkwater kur u zgjua një mëngjes u tmerrua pasi gjeti të dashurin e saj 35-vjeçarin Gavin Massey, të vdekur pranë saj.
32-vjeçarja zemërthyer nga Milton Keynes, Buckinghamshire, vrau vetën atë mëngjes në të njëjtin shtrat.
Kur çifti më në fund u gjet pasi policia rrëzoi derën e tyre të përparme, njëri prej trupave po dekompozohej.
Mësohet se Suzanne ishte duke marrë ndihmë psikiatrike në kohën e vdekjes së saj.
Mjeku ligjor Tom Osborne, nga Milton Keynes, dëgjoi se si Gavin vdiq nga kardiomegalia, një zemër e smadhuar dhe hipertrofia e ventrikulit të majtë, e përkeqësuar nga steroidet.
Alarmi u ngrit pasi motra e Suzannes nuk kishte mundur ta kontaktonte atë për 3 ditë, dhe ngriti frikën e saj në polici.
Një ditë pas kësaj, ata zbuluan çiftin të vdekur pasi policia u detyrua të hynte në shtëpinë e tyre.