Ish-kancelarja gjermane Angela Merkel foli mbrëmë, në daljen e saj të parë publike para shtypit pas largimit nga pushteti, për çështje personale.
Pjesa më interesante ishte kur ajo foli për lëkundjet në fund të mandatit të saj, gjë që shqetësoi shumë gjermanë.
E pyetur për dridhjen, e cila u pa gjatë vizitës së parë të presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ajo tha se kishte lidhje me vdekjen e nënës së saj.
“Ka lidhje me vdekjen e nënës sime dhe pas kësaj frika për t’u futur sërish në një situatë të tillë”, ka përcjellë ajo sinqerisht atë që është mbajtur sekret gjatë kohës që ishte në pushtet.
E pyetur sesi tha për momentin, sot ndihet mirë.
“Kam imagjinuar një kohë pak më ndryshe pas mandatit tim dhe 24 shkurti ishte një pikë kthese e vërtetë. Është mirë të bëj gjëra të tjera pasi u largova vullnetarisht nga detyra. Sigurisht që mbetem gjithmonë qenie politike”, ka shpjeguar ajo.
Merkel theksoi se vendosi të mos shkojë më në zgjedhje, pasi pas 16 vitesh në pushtet, vuri re se ndonjëherë nuk ishte më luftarake si tetë vjet më parë.
“Ishte koha e duhur për mua. Është normale në një demokraci që njerëzit që zgjidhen mund të privohen nga e drejta. Vendet që nuk i kanë këto janë të dyshimta për mua,” shpjegoi ajo.