Shkolla Fillore dhe e Mesme e Ulët(SHFMU) “Xhemail Mustafa” nga Prishtina në mesin e shumë nxënësve shembullorë, ka prezentuar nxënësin e tyre të dalluar. Ai është Pirro Zejnullahu.
Më poshtë gjeni të dhënat e prezentuara nga shkolla, të cilat e bëjnë atë të dalluar në një konkurencë të fortë:
“Prezentojmë nxënësin e dalluar Pirro Zejnullahu.
Pirro është nxënës i gjithanshem, inteligjent, punëtor, i shoqërueshëm, aktiv dhe garues.
Fitoi disa çmime nga aktivitete të ndryshme të organizuara në shkollë dhe jashtë saj.
-Vendi i parë në garat e fizikës në nivel komunal duke fituar bursë në shkollën ISP.
– Vendi i tretë në garat e matematikës në nivel shkolle.
– Vendi i tretë në garat e gjuhës angleze në nivel shkolle.
Poashtu është pjesëmarrës në fazën e tretë në garat e organizuara nga Instituti Atomi.
Pirro njihet si adhurues i të gjitha sporteve dhe është aktiv në të gjitha aktivitetet sportive të organizuara nga shkolla dhe jashtë saj.
– Vendi i parë në garat e Krosit vjeshtor.
– Vendi i parë në garat e Basketbollit në nivel të shkollës.
– Vendi i parë në garat e Hendbollit në nivel komunal.
– Vendi i dytë në garat e Hendbollit në nivelin regjional.
– Vendi i dytë në garat e Shahut në nivel komunal.
Pirro e pëlqen edhe sportin e futbollit dhe skijimit të cilat i ushtron në mënyrë aktive gjatë kohës së lirë.
Pirron e pret një rrugë e gjatë me sfida nga shkenca dhe sporti, andaj i dëshirojmë shumë suksese në të ardhmen.”