|
Drejtoria Rajonale Prishtinë
INCIDENTET KRIMINALE
DHUNË NË FAMILJE Podujevë 07.06.2022 – 12:05. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar me probleme psikike për shkak se kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe vajzën e tij dy viktimat femra kosovare. Si pasoj e dhunës lëndime trupore kishte pësuar viktima – vajza e të dyshuarit e cila është dërguar për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari për shkak të krizës mendore është dërguar për trajtim në repartin e psikiatrisë.
POSEDIM I PAAUTORIZUAR I NARKOTIKËVE Rr. Taulantia, Prishtinë 07.06.2022 – 12:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht dy zyrtarët policor të cilët kanë qenë në kryerje të detyrës në rroba civile. Gjatë kontrollit të dyshuarit i janë gjetur dhe konfiskuar 4 paketime substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë në peshë 4.7 gramë. Zyrtarët policor për shkak të lëndimeve kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
LËNDIM I LEHTË TRUPOR Prishtinë 04.06.2022 – 23:30. Me datën 07.06.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se me datën 04.06.2022 pas një mosmarrëveshje të çastit që kishte pasur me viktimën mashkull kosovar e kishte sulmuar fizikisht atë dhe goditur me një guri. Si pasoj e sulmit viktima ka pësuar lëndime trupore për çka dhe i është ofruar tretmani mjekësorë. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
ARMËMBAJTJE PA LEJE & LËNDIM I LEHTË TRUPOR Fsh. Lismir, Fushë Kosovë 07.06.2022 – 19:47. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar njëri i mitur për shkak se ishin përleshur fizikisht njëri me tjetrin. Njëri prej të dyshuarve kishte tentuar ta godasë tjetrin me shkop bejsbolli dhe ia kishte ekspozuar një armë zjarri. Njësiti policor nga i dyshuari kishte sekuestruar një pistoletë me dy fishek dhe shkopin e bejsbollit. Si pasoj e përleshjes njëri prej të dyshuarve kishte pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjeksorë. Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
RASTET TJERA- NGJARJET:
ARRESTIM I PERSONIT TË KËRKUAR Rr. Gjergj Fishta, Fushë Kosovë 07.06.2022 – 09:20. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, është arrestuar i kërkuari mashkull kosovar dhe është dërguar në vuajtje të dënimit.
◄ Drejtoria Rajonale Gjilan
INCIDENTET KRIMINALE
AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET Rr. Idriz Seferi, Gjilan 07.06.2022 – 11:22. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se derisa ishte duke drejtuar veturën ka shkaktuar aksident dhe goditur viktimën mashkull kosovar -këmbësor i cili kishte qenë duke kaluar rrugën. Si pasojë e aksidentit viktima kishte pësuar lëndime vdekjeprurëse vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.
DËMTIM OSE ASGJËSIM I PRONËS & PENGIM I PERSONIT ZYRTAR NË KRYERJE TË DETYRËS ZYRTARE Koretishtë, Novobërd 07.06.2022 – 14:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se kishte hyrë në objektin e një kolegji dhe me një aparat për fikjen e zjarrit kishte shkaktuar dëme materiale duke thyer xhamat e dritareve, karrige, dyer dhe gjithçka qa ka hasur para vetes. I dyshuari duke shkaktuar dëme është zënë në flagrancë nga njësiti policor dhe gjatë arrestimit ka rezistuar dhe si pasoj një zyrtar policor ka pësuar lëndime. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.
VJEDHJE Viti NN. Është raportuar se me datën 07.06.2022 persona të panjohur (në kohë të panjohur ) kanë vjedhur 13 rrjeta metalike rrethojat të destinuara për hapësirën e mbeturinave inerte pronë e komunës. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.
DHUNË FAMILJARE Gjilan 07.06.2022 – 17:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. Viktima si pasojë e dhunës ka pësuar lëndime trupore ku ka pranuar tretman mjekësor dhe është dërguar në strehimore, kurse i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
KANOSJE Gjilan 07.06.2022 – 21:25. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se e kishte kanosë verbalisht përmes telefoni me vrasje viktimën femër kosovare. I dyshuari viktimën e kishte thirre dhe kanosë përmes telefoni derisa ajo kishte qenë në stacion policor duke dhënë deklaratë. I dyshuari është arrestuar para stacionit policor, gjatë shoqërimit ka kanosë dhe fyer edhe zyrtarët policor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. RASTET TJERA – NGJARJET: Asgjë me rëndësi për të raportuar
◄ Drejtoria Rajonale Ferizaj
INCIDENTET KRIMINALE LËNDIM I LEHTË TRUPOR Shtërpcë 07.06.2022 – 17:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak të dyshimit se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare e cila si pasoj e dhunës ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.
RASTET TJERA – NGJARJET: ARRESTIM I PERSONIT TË KËRKUAR Rr. Tahir Sinani, Shtime 07.06.2022 – 09:20. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj është arrestuar i kërkuari mashkull kosovar dhe është dërguar në vuajtje të dënimit.
AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME Rr. Vëllezërit Qaka, Kaçanik 07.06.2022 – 00:28. I dyshuari mashkull kosovar derisa ishte duke drejtuar veturën ka shkaktuar vet aksident dhe goditur një shtyllë elektrike ku si pasojë lëndime trupore kanë pësuar i dyshuari dhe pasagjeri që kishte qenë me të në veturë mashkull kosovar. Pas tretmanit mjekësor i dyshuari është liruar, ndërsa pasagjeri është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor. Me urdhër të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.
◄ Drejtoria Rajonale Prizren
INCIDENTET KRIMINALE LËNDIM I LEHTË TRUPOR Qendra zejtare, Suharekë 07.06.2022 – 13:20. Viktima i mitur mashkull kosovar ka pësuar lëndime dhe dyshohet se ishte sulmuar fizikisht nga një i dyshuari i panjohur po ashtu i mitur. Viktima pas tretmanit mjekësor është liruar, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin ku është njoftuar edhe prokurori.
Raport shtesë: POSEDIM I PAAUTORIZUAR I NARKOTIKËVE Rreth rrotullimi, Prizren-Veri 01.06.2022 – 12:00. Lidhur me rastin me datën 07.06.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
RASTET TJERA – NGJARJET: Asgjë me rëndësi për të raportuar
◄ Drejtoria Rajonale Pejë
INCIDENTET KRIMINALE SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR Fsh. Gllarevë, Klinë 07.06.2022 – 12:55. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar për shkak se nuk kanë respektuar urdhrat e zyrtarëve policor për ndërprerjen e punimeve që të dyshuarit ishin duke i bërë pa leje ndërtimi. Në vendin e ngjarjes ishin edhe inspektorët komunal dhe njëri nga të dyshuarit ka sulmuar fizikisht zyrtarin policor mashkull kosovar duke i shkaktuar lëndim trupor. Me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje ndërsa tjetri është liruar.
VJEDHJE E RËNDË Pejë 06.06.2022 – 12:30. Me datën 07.06.2022 janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj të mitur kosovar për shkak se me përdorim force kishin hapur një automjet kombi prone e ankuesit mashkull kosovar dhe nga aty kanë vjedhur mjete pune. Gjatë intervistimit të dyshuarit kanë pranuar veprën dhe me vendim të prokurorit njëri nga ta është dërguar në mbajtje ndërsa tjetri është liruar.
SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM Istog 07.06.2022 – 16:59. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se kishte drejtuar veturën e tij me targa vendore me shpejtësi të madhe me të cilin veprim duke vozitur kishte rrezikuar kalimtarët e rastit. I dyshuari kishte humbë kontrollin mbi veturë dhe është arratisur ku më pas është arrestuar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.
POSEDIM I PAAUTORIZUAR I SUBSTANCAVE NARKOTIKE & PENGIM I PERSONIT ZYRTAR NË KRYERJE TË DETYRËS ZYRTARE Rr. Mbretëresha Teutë, Pejë 07.06.2022 – 19:40. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovar për shkak se kur ishin ndaluar nga njësiti policor te njëri prej tyre është gjete dhe sekuestruar një sasi e vogël e substancave të dyshuara narkotike të llojit marihuanë, ndërsa dy të dyshuarit tjerë i kanë penguar zyrtarët policor në kryerje të detyrës. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.
RASTET TJERA – NGJARJET: ARRESTIM I PERSONIT TË KËRKUAR Rr. Ali Ibra, Gjakovë 07.06.2022 – 13:30. Në bazë urdhëresës të lëshuar nga gjykata është arrestuar i kërkuari mashkull kosovar dhe është dërguar në vuajtje të dënimit në qendrën e paraburgimit.
◄ Drejtoria Rajonale Gjakovë
INCIDENTET KRIMINALE
DHUNË NË FAMILJE Gjakovë 07.06.2022 – 10:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se e kishte goditur fizikisht babain e tij viktimën mashkull kosovar i cili kishte tentuar ti jap terapinë të dyshuarit për shkak se ai vuan nga depresioni. I dyshuari ka refuzuar këshillat dhe trajtimin e mjekut, ndaj të cilit me vendim prokurori ka caktuar masën e ndalimit për 48-orë dhe nën përcjellje të policisë është dërguar në repartin psikiatrik për tretman të detyrueshëm.
LËNDIM I LEHTË TRUPOR Fsh. Lladroviq, Malishevë 07.06.2022 – 15:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar të cilët për shkak të një prone e kishin sulmuar fizikisht një të dyshuar tjetër. Si pasoj e sulmit dy prej të dyshuarve kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.
ASGJËSIM APO DËMTIM I PASURISË Gjakovë 07.06.2022 – 21:36. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se me një sopat ia kishte dëmtuar kabllot e klimës së lokalit të viktimës femër kosovare. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Raport shtesë: RREZIKIM I SIGURISË NË VENDIN E PUNËS Rahovec 03.06.2022 – 18:15. Lidhur me rastin me datën 07.06.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar -pronar i një firme të zhavorit, dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
RASTET TJERA – NGJARJET: ARRESTIM I PERSONIT TË KËRKUAR Rr. Ali Ibra, Gjakovë 07.06.2022 – 13:30. Në bazë të tri (3) urdhëresave të lëshuara nga Gjykata, është arrestuar i kërkuari mashkull kosovar dhe është dërguar në vuajtje të dënimit.
◄ Drejtoria Rajonale Mitrovicë – Jug
INCIDENTET KRIMINALE Asgjë me rëndësi për të raportuar
RASTET TJERA – NGJARJET : AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME Rr. Dëshmorët e Kombit, Mitrovicë 07.06.2022 – 10:00. I dyshuari mashkull kosovar derisa ishte duke drejtuar veturën ka shkaktuar aksidentin dhe goditur motoçikletën të cilën ishte duke e drejtuar viktima mashkull kosovar. Si pasojë lëndime ka pësuar viktima i cili është dërguar për tretman mjeksor, dhe sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë. Në konsultim me prokurorin, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.
◄ Drejtoria Rajonale Mitrovicë – Veri
INCIDENTET KRIMINALE DHUNË NË FAMILJE Zveçan 07.06.2022 – 10:15 Ankuesja femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar (djali i vëllait të saj) me te cilin është duke jetuar në bashkësi familjare, është duke ushtruar dhunë fizike dhe psiqike ndaj saj. Lidhur me rastin është informuar prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.
RASTET TJERA – NGJARJET: Asgjë me rëndësi për të raportuar
◄ DEPARTAMENTI I POLICISË KUFITARE
INCIDENTET KRIMINALE
POSEDIM I PAAUTORIZUAR I NARKOTIKËVE · PKK. VËRMICË 07.06.2022 – 00:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që njësitet policore gjatë kontrollit te i njëjti në veturë kanë gjetur dhe sekuestruar një qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë në peshë 8.74 gramë. · PKK-VËRMICË 07.06.2022 – 03:50. Njësitet policore gjatë kontrollit në veturën e të dyshuarit mashkull kosovar kanë gjetur dhe sekuestruar 2.19 gramë substancë narkotike të llojit marihuanë dhe dy blinderë për bluarje të substancave narkotike. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.
KONTRABANDË ME MALLRA Mitrovicë 07.06.2022 – 12:30. Njësitë policore gjatë realizimit të plani operativ pasi kanë ndaluar një automjet të cilin e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar dhe gjatë kontrollit kanë konstatuar se i njëjti kishte të ngarkuar kafshë të imëta (26-dele dhe 4-dhi) pa dokumentacion e duhur përcjellës. Në konsultim me prokurorin, automjeti me mall është dërguar në terminal doganor për procedim të mëtejshëm, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
KALIM I PAAUTORIZUAR I KUFIRIT Fsh. Bistricë, Leposaviq 07.06.2022 – 14:20. Njësitet policore kanë ndaluar veturën të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën e cekur duke kaluar-hyrë nga Serbia në territorin e RKS-së. Në konsultim me prokurorin, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
RASTET TJERA – NGJARJET: Asgjë me rëndësi për të raportuar
|