Dy tifozë të Partizanit të Beogradit janë që njihen me emrin “Grobari”(Varrmihësit) thonë se janë sulmuar në Makarska të Kroacisë. Gazeta kroate “Jutarnji list jozyrtarisht ka mësuar se rrahjet kanë ardhur si rrjedhojë e ekspozimit të simboleve të Partizanit, por policiakroate thotë se ende nuk ka dijeni për motivet e këtij sulmi. Gjithashtu, nuk ka asnjë konfirmim zyrtar se sulmuesit janë anëtarë të grupit të tifozëve “Torcida” të Kroacisë.
Gazetarët e “Jutarnji list” thuhet se e morën vesh ngjarjen nga postimet në Facebook të njërit prej tifozëve të Partizanit. Ditët e fundit ai ka publikuar foto nga Makarska në të cilat bashkë me shokun e tij pozojnë me simbole të klubit të Beogradit.
“Edhe në Kroaci çdo ditë një ‘varrmihës’ i vërtetë vesh fanelat e Partizanit”, ka shkruar tifozi i përmendur krahas njërës prej fotove.
Menjëherë më pas, i njëjti person ka publikuar një sërë fotosh nga ambulanca dhe spitali.
“Huliganët kroatë ‘Torcida’ në Makarska na sulmuan dhe na akorduan mirë. Shkopinj bejsbolli dhe katër me dy, dhe ky mik është 69 vjeç. Ju jeni huliganë të vërtetë. Jam mirë. Kjo nuk është e tmerrshme. Do të mbijetoj, por shoku im është në gjendje kritike, ka shkruar tifozi i Partizanit.