Detaje të reja tronditëse kanë dalë në dritë nga vrasja e shqiptares Nevila Pjetri në Itali dhe transgjinores Carlo Bertolotti në Itali.

Ndërkohë Daniele Bedini i cili ndohet në qeli, po qëndron në heshtje.

Me justifikimin për të kryer marrëdhënie seksuale, Bedini ka detyruar Nevilën, që ushtronte profesionin e prostitutës në zonë, që t’i jepte menjëherë paratë që kishte në çantë.

Hetuesit dyshojnë se pas refuzimit dhe rezistencën së 35-vjeçares, Bedini e ka vrarë shqiptaren. Ndërkohë sa i përket viktimës tjetër, ai e ka rrahur dhe vrarë duke e goditur me të paktën një plumb pas veshit.

Të dy ishin brenda makinës së 32-vjeçarit në një fushë të brendshme që lidhej me rrugën, jo shumë larg strehës së disa tregtarëve të drogës afrikano-veriorë, që jetojnë aty për të furnizuar me drogë ata burra që, së bashku me seksin, dëshirojnë të blejnë kokainë, heroinë, marijuanë ose hashash. Tregtarët e drogës kishin parë Bedinin të shkarkonte diçka nga automjeti.  Afër trupit të Nevilës karabinierët nuk gjetën asgjë, pasi vrasësi i dyshuar i kishte vjedhur celularin dhe paratë.

Por ndoshta ato nuk mjaftuan, dhe kjo mendohet të jetë arsyeja pse Bedini, një adhurues i palestrës dhe jetës në lokale me prostituta, do të përdorte të njëjtën metodë për të vrarë transeksualin Carlo. Nuk përjashtohet as pista e dëshmitarit, pra Carlo e ka parë duke hedhur trupin e 35-vjeçares në përrua dhe i ka mbyllur gojën përgjithmonë. Ashtu si Nevila, as pranë trupit të Carlos nuk u gjetën para dhe celulari.

Arma e vrasjes

Ende nuk ka asnjë gjurmë të armës. Nevila dhe Carlo u vranë nga një plumb i kalibrit 22, që i atribuohet një pistolete në posedim të babait të Bedinit, një marangoz dhe sipërmarrës i ndershëm. Burri kishte denoncuar zhdukjen e armës sepse, papritur, ajo ishte zhdukur. Për hetuesit e kishte marrë Bedini dhe e kishte mbajtur të fshehur. Varësia e 32-vjeçarit ndaj drogës është konfirmuar që në vitin 2016.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *