Dy britanikë që luftuan në Ukrainë janë dënuar me vdekje nga forcat pro-ruse. Gjykata e Lartë e Republikës Popullore të Donetskut (DPR) e mbështetur nga Rusia dha dënime me vdekje për Aiden Aslin, Shaun Pinner dhe Brahim Saadoun me origjinë marokene.
Tre burrat thanë se do të apelojnë vendimin, raportoi Tass.
Sipas raporteve të pakonfirmuara, i ashtuquajturi gjyq zgjati vetëm tre ditë.