Një gazetar ukrainas shfrytëzoi rastin për t’i bërë një pyetje të papritur ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov në një konferencë shtypi në Ankara.
Lavrov ishte në Turqi për një ujdi rreth hapjes së korridoreve të sigurta për transportin e grurit nga Ukraina, mes shqetësimeve në rritje për urinë në botë.
Gazetari ukrainas Muslim Omerov iu drejtua Lavrovit: “Unë jam nga televizioni ukrainas dhe absolutisht dua të bëj një pyetje!”
Omerov bërtiti, duke ndërprerë një sërë pyetjesh dhe përgjigjesh.
“Përveç drithërave, çfarë keni vjedhur nga Ukraina dhe kujt ia shisni këto mallra?, pyeti ai, në të cilën Lavrov u përgjigj me një buzëqeshje:
“Ju ukrainasit jeni gjithmonë të preokupuar për atë që mund të vidhni, kështu që supozoni se të gjithë mendojnë kështu”.
“Qëllimet tona këtu janë të qarta”, shtoi Lavrov.
Pas ngjarjes, Omerov komentoi për agjencinë franceze se ai vendosi të rrezikojë të prishë konferencën sepse “e gjithë Ukraina pret një përgjigje në këtë pyetje”.