“Kroacia nuk pranon që prokuroria serbe të ngrejë aktakuza kundër shtetasve joserbë që jetojnë në një territor tjetër përveç Serbisë”, ka thënë mbrëmë kryeministri kroat Andrej Plenkoviq, transmeton Hina.
Ai shprehu mendimin se “Serbia, e cila ishte agresore ndaj Kroacisë, Sllovenisë, BeH-së, Kosovës, tani po luan” një lloj prokurorie apo gjykate dhe tha se “kjo nuk do të kalojë”.
Plenkoviq tha se Kroacia donte ta zgjidhte problemin me marrëveshje, por, siç shtoi ai, “pala serbe e bëri veshin e shurdhër”.
“Nëse Serbia nuk e pranon propozimin tonë për bashkëpunim dhe pastaj Beogradi i dorëzon dokumente të tilla, nuk do të kalojë dhe ne e themi shumë qartë”, tha kryeministri i Kroacisë.
Departamenti i Posaçëm për Krimet e Luftës në Gjykatën e Lartë në Beograd ka konfirmuar sot aktakuzën e parë të ngritur nga Prokuroria serbe për Krimet e Luftës kundër 4 oficerëve të Forcave Ajrore Kroate siq thuhet “për krimet e kryera në operacionin ushtarako-policor ‘Stuhia’, të rënë dakord në një takim të udhëheqjes ushtarake dhe politike kroate në Brione, më 31 korrik 1995.”