Shumë protesta kanë shpërthyet nga myslimanët shumë të zemëruar jashtë kinemasë Vue në Stratfort Westfield.
Filmi “The Lady of Heaven”, që paraqet jetën e Fatimës, vajzës së Profetit Muahmed, u cilësua si blasfemi.
Protestuesit u mblodhën jashtë kinemave në Sheffield, Bolton dhe Birmingham ku po shfaqej filmi në fillim të kësaj jave, shkruan DailyMail.
Showcase ishte zinxhiri i dytë i kinemasë që tërhoqi dje nga ekranet e tij The Lady of Heaven.
Pse është filmi “The Lady of Heaven” kaq i diskutueshëm?
Filmi dhe krijuesit e tij janë akuzuar për blasfemi për paraqitjen e profetit Muhamed dhe vajzës së tij Fatimës. Shumica e shkollave të Islamit ndalojnë çdo përshkrim të profetit pasi ata besojnë se është kundër frymës së fesë, mungesë respekti dhe inkurajimi i adhurimit të idhujve.
Filmi është akuzuar edhe për nxitje të urrejtjes mes sekteve të ndryshme në Islam. E krijuar nga shiitët, megjithatë ishte e ndaluar në Iranin me shumicë shiite me qeverinë që thoshte se kishte për qëllim ndarjen e myslimanëve. Sekti sunit, i cili përbën 90 për qind të popullsisë globale myslimane, ka akuzuar krijuesit e filmit se kanë përshkruar qëllimisht një perspektivë ekstremiste shiite të historisë islame për të krijuar tension.