Ish- deputeti Buja ka treguar raportin e tij me ish-kryetarin e LDK-së dhe presidentin e vendit, Ibrahim Rugova gjatë kohës së luftës, kur edhe Buja kishte funksion të lartë në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.
Buja në emisionin “n’Demos” ka rrëfyer se një nga përshëndetjet e tij me Rugovën ka qenë shumë e ashpër, pasi kishte uruar që të mos shihen më kurrë.
Takimin e fundit që kam pasur me Ibrahim Rugovën i pata thënë që ‘lufta ka filluar’ më patë kthyer që ‘mos, mos hyrë andej’, pastaj u patëm takuar në shtëpinë e tij, përshëndetja me të nuk ka qenë shumë e mirë kur jemi ndarë, sepse përsëri nuk besonte ai që është dikush që të guxojë që të bënte një rezistencë të tillë me armë. Pastaj jemi takuar në aeroplanin që do të nisej për në Rambuje, e ndarja jonë ka qenë e rëndë, pasi ndoshta ka menduar që ky Rama që po hyn në avion ka menduar që s’do të më flas, por unë kam shkuar dhe i kam folur të parit atij”, është shprehur ish-anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së.
Ndonëse raporti mes tyre tani më kishte një krisje, Ramë Buja tregon edhe një moment kur në avionin që po nisej për në Konferencën e Rambujesë, e kishte përshëndetur të parin Ibrahim Rugovën.