Një i dënuar me vdekje hëngri sallam për vaktin e tij të fundit në jetë dhe “foli me Zotin” përpara se të ekzekutohej për vrasjen e një vajze 8 vjeçare.

Frank Atwood, 66 vjeç, u dënua për vrasjen e Vicki Lynne Hoskinson, e cila u zhduk ndërsa po udhëtonte me biçikletë për t’i postuar një kartolinë për ditëlindje tezes së saj në Tucson, Arizona në SHBA.

Trupi i saj u gjet në shkretëtirën e Arizonës shtatë muaj më vonë.

Atwood u ul për vaktin e tij të fundit dhe tha fjalët e tij të fundit përpara se të ekekutohej të mërkurën.

Darka e tij e fundit përfshinte gjalpë kikiriku, sallam, mustardë, bukë gruri dhe patate të skuqura.

Kërkesa e çuditshme e të burgosurit me aftësi të kufizuara erdhi pasi ai fillimisht refuzoi një vakt të fundit, duke thënë se ishte “agjërues”.

Atwood u vra nga një injeksion vdekjeprurës në ekzekutimin e dytë të shtetit këtë vit, pas një ndërprerjeje 8 vjeçare.

Ai falënderoi priftin “që erdhi sot dhe më kulloi në besim”, duke shtuar “Lutem që Zoti të na mëshirojë të gjithëve dhe Zoti të ketë mëshirë për mua”.

Ekzekutimi filloi në orën 10.04 dhe Atwood u shpall i vdekur 12 minuta më vonë, sipas zyrtarëve të burgut.

Ata pretenduan se ai “dukej se e pranoi fatin e tij” dhe “nuk kërkoi falje në fjalët e tij të fundit” përpara se t’i injektoheshin të dy krahët.

Miqtë dhe fqinjët e familjes Hoskinsontë vajzës së vrarë treguan mbështetjen e tyre për familjen jashtë burgut duke kujtuar vogëlushen Vicki Lynne.

Atwood ishte përpjekur të dëshmonte pafajësi dhe avokatët e tij bënë përpjekje të shumta të dështuara për të ndaluar ekzekutimin e tij.

Gjykatësi i qarkut i SHBA-së Michael Liburdi vendosi të vazhdojë me ekzekutimin pavarësisht se Atwood këmbëngulte se procedurat e dënimit me vdekje të shtetit do të shkelnin të drejtat e tij kushtetuese si person me aftësi të kufizuara.

Atwood mbeti në karrige invalidi për shkak të një gjendje degjenerative të shtyllës kurrizore.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *