Ndikuesja e mediave sociale Arisara Karbdecho, 27 vjeç, vdiq pasi ra në koma për shkak të një incidenti të çuditshëm mbytjeje në fillim të këtij viti.

Familja e influencueses së mediave sociale, Arisara Karbdecho, 27 vjeç, ka konfirmuar se ylli ka ndërruar jetë, pasi ra në koma në fillim të këtij viti.

Modelja tajlandeze dhe ylli i rrjeteve sociale vdiq pas një racioni me qebap derri dhe oriz ngjitës në mars, pasi ajo u nxitua për të ngrënë darkën e saj.

Arisara ndërroi jetë më 6 qershor, disa muaj pasi fillimisht ra në koma pas incidentit të pazakontë.

Nëna e yllit të ndjerë, Supicha, 57 vjeçe, ka shpjeguar se si vajza e saj ishte gjithmonë me nxitim dhe kishte qenë e zënë kur konsumoi vaktin e saj shpejt në fillim të këtij viti, me ushqimin që i mbeti në fyt dhe i shkaktoi vdekjen.

Arisara – e njohur më mirë me emrin e saj në internet “Alicebambam” – u dërgua me urgjencë në spital, por mjekët thanë se ishte “nëntë minuta vonë” pasi truri i saj ishte privuar nga shumë oksigjen.

Vdekja e saj u konfirmua të hënën.

Mikja e Arisarës, Sirikanda Chaiburut, ka folur me dhiumbje për të.

“Ne ishim të shokuar kur ndodhi aksidenti, por të gjithë po luteshim që ajo të bëhej më mirë,” tha shoqja e yllit të ndjerë pas vdekjes së saj.
“Ajo ishte kaq e re dhe e bukur. Jam e shkatërruar që ajo ka ikur përgjithmonë.”

Arisara Karbdecho