Britney Spears dhe Madonna ndanë një puthje flirti teksa festonin martesën e Britney me Sam Asghari të enjten.
Në vitin 2003, këngëtaret ndanë një puthje ndërsa ishin në skenë në MTV Video Music Awards pasi performuan së bashku këngën e tyre.
Në atë kohë, Britney foli për puthjen e tyre, duke thënë: “Nuk e dija se do të zgjaste kaq gjatë dhe gjithçka. Nuk kam puthur kurrë një grua më parë.”
Dhe dje, duket se dy femrat kanë rikrijuar momentin e tyre t[ mbajtur mend gjatë, që fansat ta shohin edhe një herë.
Në versionin e tyre modern, dy femrat pozuan para kamerës teksa bashkuan buzët me njëra-tjetrën.
Madonna dukej e mrekullueshme me një fustan fantastik, ndërsa Britney mahniti me një fustan të kuq të guximshëm.
Britney dhe bashkëshorti i saj i ri shkëmbyen zotimet e tyre para një dhome të vogël me njerëz.