Aiden Aslin, 28 vjeç dhe Shaun Pinner, 48, së bashku me një maroken Sadun Brahim, 21, u dënuan me vdekje pas një gjyqi tre-ditor në Dontesk, një shtet rebel në lindjen pro-ruse të Ukrainës.
Një politikan i lartë pro-Putinit u ka kërkuar rebelëve në “Republikën Popullore të Donetsk-ut” që të miratojnë dënimin me vdekje ndaj dy luftëtarëve vullnetarë britanikë të dorëzuar në Ukrainë.
Britania dhe vende të tjera perëndimore kanë dënuar kërcënimin e ekzekutimit me të cilin përballet Aiden Aslin, 28 vjeç dhe Shaun Pinner, 48 vjeç, së bashku me një maroken Sadun Brahim, 21 vjeç, i cili u gjykua me ta.
Të gjithë kanë një muaj për të apeluar, dhe gjithashtu mund të kërkojnë falje nga kreu i rajonit separatist pro-Putin.
Një të burgosuri të tretë britanik, Andrew Hill, 35 vjeç, një baba nga Plymouth, i është thënë gjithashtu se e pret dënimi me vdekje kur të jepet vendimi i tij.
Sekretarja e Jashtme Britanike Liz Truss e quajti atë një “gjykim të rremë” dhe me “absolutisht asnjë legjitimitet”, ndërsa tha se ishte “thellësisht e shqetësuar” për dështimin për të trajtuar burrat si robër lufte sipas Konventës së Gjenevës.
Deputeti nacionalist rus Aleksey Zhuravlyov, nënkryetar i komitetit të mbrojtjes të parlamentit rus, shkoi në TV shtetëror Rossiya 1 për të kërkuar që ankesat të refuzoheshin dhe ata të vriteshin.
“Pastaj “llumrat” dhe “bishat” e tjera – luftëtarët ndërkombëtarë në Ukrainë – do të kuptojnë se duhet të largohen nga Ukraina tani”, tha ai.
“Pra, bastardët kanë edhe një muaj jetë,” tha politikani në televizionin shtetëror duke iu referuar britanikëve të dënuar si mercenarë, përfshirje në terrorizëm dhe komplot për të përmbysur autoritetet.