Rreth qëndrimeve të sotme të presidentit të Kroacisë, Zoran Milanoviq ka reaguar HDZ, partia që drejton Qeverinë e Kroacisë përmes kryeministrit Andrej Plenkoviq.
Më poshtë gjeni reagimin e plotë të HDZ:
“Imagjinoni sikur Kroacinë ta bindnin se Serbinë se ishte “e pathyeshme”?! Për interesat e kujt punon Milanoviq, ndërsa u bën thirrje ukrainasve të dorëzohen?!?
Dhe tani ka shkuar një hap më tej – Ai pyet a është nevoja që populli ukrainas të mbrojë vendin e tij, t’i rezistojë fare agresorit!?! Le të imagjinojmë se si do të ndiheshin kroatët në vitet e 90-ta, sikur dikush t’ thoshte: “Nëse vazhdoni të luftoni për liri, do të humbni, sepse regjimi i Serbisë së Madhe të Millosheviqit është ‘më i shumtë në numër’ dhe ‘më i fortë’, se Serbia është ‘e pathyeshme’, siç thotë Milanoviq sot duke admiruar Rusinë.” duke fyer të gjitha vendet e tjera që nuk ndajnë pozicionimin e tij.
Milanoviq nuk ndihmon fare, madje i lë të vetëm kroatët në BeH, i turpëron dhe i izolon në nivel evropian.
Ai veteveten e denoncon para botës. Ky justifikim i vazhdueshëm i agresionit të regjimit rus, me të cilin ai vazhdimisht shkakton dëme, rihap shumë pyetje – Për interesat e kujt e bën këtë Milanoviq?”