Mediat italiane kanë zbuluar detaje të reja nga vrasja e shqiptares Nevila Pjetri në Itali. Raportohet se ajo u qëllua me dy plumba, por sipas autoriteteve fqinje vrasësi i Sarzana-s e hodhi Nevila Pjetrin në lumin Parmignola duke i thënë: “Këtë meriton…”.
Për këtë Daniele Bedini, një 32-vjeçar nga Carrara, me precedentë për shpërndarje droge e grabitje, akuzohet për vrasjen e prostitutës shqiptare. Prokuroria e La Spezia dhe karabinierët dyshojnë se Bedini qëndron edhe pas vrasjes së Carlo Bertolotti, transit të vrarë sërish me dy plumba pistolete dhe të gjetur pak kilometra larg trupit të Nevilës.
Deri më tani dyshimi kryesor është një tentativë grabitje që përfundoi në mënyrën më të keqe të mundshme. Edhe pse nuk mund të përjashtohen edhe motive të tjera të natyrës patologjike apo seriale.